Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane, ushtrim për menaxhimin e krizave dhe reagimin emergjent

12 dhjetor 2025 | 08:25

Ditën e sotme nga ora 15:00 deri në 21:00 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë një ushtrim të përbashkët në shkallë të gjerë.

Sipas njoftimit, ushtrimi konkretisht do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndër-institucional dhe procedurat e reagimit emergjent

“Ky ushtrim do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndër-institucional dhe procedurat e reagimit emergjent. Ai është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të siguruar gatishmëri në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, transmeton Sinjali.

Ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh zhvillojnë ushtrime për të përgatitur të punësuarit për situata emergjente natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Zakonisht, këto realizohen përmes ushtrimeve të brendshme në tavolinë ose ushtrimeve të vogla. Megjithatë, marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi të veçantë për zhvillimin e një ushtrimi të përbashkët, të madh dhe praktik të menaxhimit të krizave në Kosovë.

Ambasada ndër të tjerat i siguron qytetarët se ky është vetëm një ushtrim, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti të vërtetë.

“Ambasada e SHBA-së thekson se ky është vetëm një ushtrim, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti të vërtetë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e publikut dhe ju lutemi të ndiqni çdo udhëzim të dhënë nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferit Idrizi do të inaugurohet sot si kryetar i Komunës…