TË ÇMENDUR PAS PUSHTETI!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Historia e një shpërfytyrimi: Luftën e lavdishme të UÇK-së e bënë idealistët, historinë po e shkruajnë sot horrat! Lufta nuk filloi në vitin 1998, lufta filloi që nga çasti kur shqiptarët nuk u pajtuan me robëri. Nga çasti kur e kuptuan se liria nuk ka çmim që nuk duhej të paguhej. Dhënia e jetës nuk konsiderohej sakrificë, ishte detyrim, ndaj Kombit dhe Atdheut! Kështu mendonin një pakicë, shumica që një pjesë e madhe është sot në pushtet flisnin shqip, mendonin serbisht dhe atdhe e kishin Jugosllavinë dhe Serbinë. Në qiellin shqiptar që e ndriçojnë rrugën drejtë ardhmërisë Yjet e Heronjve të Kombit, sot po i shkëpusë dy Yje që po sulmohen nga të shpërfytyruar njerëzorë, moral dhe kombëtar, për një bythë karrige, si një jargë më shumë në “xherdanin” jargavitës ndaj liderit suprem, autokratit Kurthi, njerkës shqiptare dhe nënës greke të VV-së, Dejona Mihalis.
- Luan Haradinaj. Më 7 maj 1997, si sekretar i KMDLNj-së, pas informatave të sigurta bëra një informatë për opinion se: “në kufirin Shqipëri – Kosovë, më 6 maj 1997 në betejën e Qafë Prushit ra heroikisht Luan Haradinaj, student i fakultetit për edukatë fizike në Tiranë..” Aq kishim informata në atë kohë. Më vonë u informuam se në këtë betejë, ndonëse edhe vet i plagosur një luftëtar i jashtëzakonshëm, Ramush Haradinaj barti mbi supe vëllain e vrarë për të mos rënë në duar të serbëve. Më vonë ta heroikisht edhe vëllau tjetër Shkëlzen Haradinaj ndërkaq e tërë familja Haradinaj për asnjë çast nuk e ndali luftën kundër pushtuesve, edhe në kohën kur shpresa nuk shihej as në fund të tunelit. Ramushi dhe Dauti e bënë luftën e Davidit kundër Goliatit ….dhe e fituan!
Bashkë me luftëtarët tjerë të lavdishëm të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës! Nënat tona kanë vuajtur shumë, majkat e disave që janë në pushtet kanë bërë shtatë palë qejfe në Jugosllavi dhe Serbi, sot po bëjnë shtatëdhjetë palë qejfe nën autokracinë e Kurthit, mbrojtësit më të madh të ndryshkut dhe jashtëqitjes kombëtare. Nënat tona më shumë kanë qarë për shokët tanë të burgosur dhe të vrarë ndonëse nuk i kanë njohur fare. Nënat tona kanë pasur Zemër të Madhe dhe Shpirt të Bardhë përkundër majkave shpirtzeza dhe zemërkazma, një pjesë e të cilave janë nën çizmën e Kurthit dhe ninullave antikombëtare të njerkës shqiptare dhe nënës greko – serbe të VV-së, Dejona Mihalis. Nuk ka asgjë më njerëzore se kur Nëna qanë për djemtë e vrarë dhe të vdekur në lule të rinisë. Dhe nuk asgjë më normale dhe njerëzore kur fëmiu qanë bashkë me nënën sikur që i ndodhi Ramush Haradinajt në përkujtimin e bijve – vëllezërve të vrarë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar dhe të ulët, më të pamoralshme dhe të poshtër se kur dikush shpërfillë këtë vuajtje, këta lotë, këtë dhembje dhe këtë krenari se që bëri një ish luftëtar trim e i vendosur i UÇK-së e tash një servil i ligë dhe i padinjitetshëm i Albin Kurthit dhe Dejona Mihalis. Nuk më jepet as emrin t’i përmendi, turpi e mbuloftë! Askush nuk ka nevojë të më bind se paramilitari Murati, Dimal Arsovska, Besnik Rrenc Bislimi, Haxhi Qamili, Hajnrullah Çeko, striptizetat dhe pevaçicat, bashkë me shumë të tjerë në VV, më shumë e duan Jugosllavinë dhe Serbinë se Kosovën dhe Shqipërinë. Gjë që nuk mendoj, në asnjë rrethanë për Gani Krasniqin, Alban Krasniqin dhe Sali Zybën që, në kohën e duhur ishin aty ku duhej të ishin, në shërbim të Kombit dhe Atdheut! Gjë që nuk mund të thuhet për dezertorët e padinjitetshëm dhe mashtrues, Xhelalin dhe Hysenin, i pari dhunues i policisë kosovare, profedionalisht injorant ekzemplar, kurse Hysi me brekë të mbushura para policisë serbe dhe në burg kurse tani përmes videoincizimit e paraqet veten si hero dhe i vuajtur në këtë bigbrodherin politik në Kosovë, për një grusht vota! Hero i leshit!
- Bahri Fazliu: Informata e dytë që po e ndajë me ju lexues të nderuar e që e kam shkruar si sekretar i KMDLNj-së ishte: “më 7 maj 1998 në vendin e quajtur Bogiqe, Plavë në Mal të Zi ra heroikisht Bahri Fazliu. Bahriu ishte vëlla i Heroit të Kombit, Fahri Fazliut dhe të burgosurit politik që sot mbahet i burgosur nga ndërmarrja e përbashkët kriminale me emrin Gjykata Raciste Speciale. Fillimisht nuk dihej identiteti i Bahriut i cili gjendej në morgun e spitalit në Plavë të Malit të Zi. Një emër i njohur shqiptar dhe aktivist për të drejtat e njeriut në Mal të Zi më telefonoi duke më informuar se: “në morgun e spitalit në Plavë është një shqiptar i vrarë, pa dokumente identifikimi, i gjatë, i bukur dhe me një ben në fytyrë ..” Nuhiu u informua nga Zvicra për kohën dhe personat që ishin nisur ta kalojnë kufirin Shqipëri – Mal të Zi dhe ishte një përputhje e madhe që sugjeronte se i vrari ishte Bahri Fazliu. Të njëjtën ditë e takova Fadil Fazliun, i kidnapuar dhe burgosur nga kriminelët e Hagës duke i treguar për rastin dhe dyshimet! Përgjigja e tij ishte se lajmi mund të jetë i vërtetë. Pasi i dhashë emrin e shqiptarit në Mal të Zi, i thashë ta merr babain dhe të shkojnë në Plavë për ta bërë identifikimin. E pranoi propozimin tim, njiheshim edhe më herët familjarisht dhe kishim të njëjtin gjak kombëtar dhe të njëjtin ideal.
Për mbetjet jugosllave dhe serbe në VV – kjo nuk paraqet asgjë por për patriotët e dikurshëm e që janë sot në VV duhet të jetë një kumbim alarmi për mbrojtje të vlerave kombëtare në përgjithësi, në rastin konkret të Bahri dhe Fadil Fazliut.
- Në vitin 2000, një ekip reprezentativ i KMDLNj-së ishte në një konferencë për organizim të zgjedhjeve në Budva të Malit të Zi, nën patronatin e OSBE-së. Në mbrëmje shëtisnim dhe blinim portokalle dhe mandarina në një mini dyqan ku shërbente një i moshuar. I njëjti më kërkoi të ndahem nga grupi se donte të bisedonte me mua. Më tha: “zemlak si Radoiçiqi Mimoza Kusarit në ato bisedat kundër veteranëve të luftës..), jam i larguar pas lufte nga Peja. Ju lutem të mos dilni në mbrëmje jashtë hotelit dhe mos folni shqip në vende publike se një numër i madh i atyre që kanë kryer krime në Kosovë janë vendosur në Budva. Ju lutem keni kujdes! Po në atë mbrëmja, në restorantin e hotelit ku ishim vendosur në një tavolinë afër ishin ulur disa serbë që i grahnin mishit dhe rakisë me të madhe. E dëgjova njërin që tha: “ovi su sa Kosmeta – këta janë nga Kosmeti..”. Nuk reaguam fare ndërsa njëri tha se: “Ramush Haradinaj nam je jebao mater da njega nije billo, mi bi sravnilli Peç i okolinu – Ramush Haradinaj na ka shkërdhyer nanën, po të mos ishte ai do ta rrafshonim Pejën me rrethinë …”. E tash, merreni me mend njerka shqiptare dhe nëna greko – serbe e VV-së Dejona Mihalis merret me ADN – në politike dhe kombëtare të Ramush Haradinajt, komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së. E ndihmuar nga jashtëqitjet jugosllave dhe serbe që kanë lëshuar rrënjë në pushtetin e autokratit Kurthi.
Kushtrimi dhe Albini: Albin Kurthi ishte në një medium për intervistë, jo në RTK (Radio Televizioni i Kurthit) te mercenari servil Blerim Haxhiaj por te Politiko përkatësisht te Kushtrim Sadiku. Disi Kushtrimi, me pamjen e jashtme si të leshkos, Nezir Krakovina i krijoi një mjedis relaksues. Nuk më ka ndodhur që të dëgjoj më shumë të pavërteta, gënjeshtra, mashtrime, sajime dhe improvizime se që i tha Albin Kurthi, KM zaptues. Si ta kishte fytyrën me fillera silikoni a botoksi! E mbrojti dëshpërimisht Rozin, jo për ta shpëtuar atë por bythën e tij. Prandaj nuk shkon për intervistim në prokurori sepse e ka të qartë se nuk është i ftuar vetëm si dëshmitar. E mbrojti zemlaken e Radoiçiqit, Kusari Lilën sepse po ta bënte ndryshe mund t’i hapet goja mikes së Millanit! E gjykoi Saminë për sulm ndaj gazetarëve ndërsa e lë të paprekur në vendin ku i sulmon gazetarët. Thotë se është kundër shkeljes së Kushtetutës në kohën kur Deharin e ka bërë lole pikërisht duke shkelur Kushtetutën. Thotë se ka dërguar garancione për pengjet e Hagës tek kriminelja Trandafilova ku nuk kërkon që ata të trajtohen më mirë por se të zhvendosen nga burgu i Hagës në burgun e Kosovës. Thotë se nuk mund ta shpallë LS si organizatë terroriste kurse me ta përmes sekseres Kusari thurë komplote kundër veteranëve të luftës dhe Gjykatës Kushtetuese. Thotë se nuk di asgjë për Vuk Hamoviqin kurse sekserët dhe hajdutët e tij si Martin Struja, ky kusari i ndërmarrjes kriminale ZRrE, Rizvanollka, Hekuran Paramilitari, Dimal Arsovska, Dalipi dhe meshtarët tjerë, as edhe një pordhë nuk e bëjnë pa lejen e Kurthit e jo të vjedhin qindra miliona euro pa kaçepin e Kurthit. Albini i lejon pordhët, Dejona ua cakton oktavat!
Për tenderat njëburimorë Kurthi tha se ka biseduar me Luan Dalipin dhe se jemi në rregull. Kjo i bie sikur kur të kërkosh nga Al Kapone ta paraqes bazën ligjore për të arsyetuar krimin e organizuar apo ta bindësh Pablo Eskobarin se kokaina është ushqim për fëmijë. Dalipët e morën licencën për tregti me energji elektrike, u vëllazëruan me Martin Hajn Strujën dhe Vuk Hamoviqin!
Veriu i “çliruar”: Më herët, Lal Culla, Elbert Alltia, Agim Akademik Kanalizimi shkonin dhe laheshin në liqenin e Ujmanit me veshje tanga. Tash, pasi LS mori pushtetin janë humbur si “shurra e pulës ..”. Le të shkojnë e t’i vendosin flamujt e Kosovës dhe fotoshopet e Vojsa Osmanit që i kanë hequr këta të LS-së! Të mjerë! Tucana!



