Raporti i IKD-së: Asnjë program politik nuk ofron qasje të plotë për qeverisje të mirë
23 dhjetor 2025
| 11:29
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit në programet e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit”.
Në bazë të këtij raporti, sipas IKD-së asnjë nga programet politike nuk ofron një qasje gjithëpërfshirëse, të strukturuar dhe të matshme për avancimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.
Gëzim Shala nga IKD në konferencë për medie të martën, ka thënë se vlerësimi është ndarë mbi bazën e dhjetë indikatorëve që ndërlidhen me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.
Në bazë të kësaj, sipas Shalës “në poentimin e përgjithshëm prej 50 pikësh, AAK-ja renditet e para me 13 pikë, pasuar nga LDK me 11 pikë, Lëvizja Vetëvendosje me 9 pikë, ndërsa PDK renditet e fundit me 6 pikë”.



