Cilat janë 9 komisionet parlamentare që do të udhëhiqen nga LV-ja?
Kuvendi i Kosovës ka miratuar mbrëmjen e së enjtes përbërjen e 16 komisioneve parlamentare për legjislaturën e dhjetë, me 100 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Në mesin e tyre, 9 komisione do të drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje, ku në emër të këtij subjekti politik përbërjen e tyre e ka prezantuar, shefja e grupit parlamentar të LV-së, Arbërie Nagavci.
Sa i përket Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ajo ka bërë me dije se kryetar është propozuar deputeti Enver Haliti, ndërsa anëtarë: Fatos Geci, Ilir Kërçeli dhe Valon Hoti.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të udhëhiqet nga Arbreshë Kryeziu, ndërsa anëtarë janë propozuar: Shqipe Selimi, Vigan Qorrolli, Abdullah Klinaku dhe Fjolla Ujkani.
Në Komisionin për Arsim, kryetare është propozuar Arjeta Fejza, ndërsa anëtarë: Fahrush Rexhepi, Mytaher Haskuka, Arbërie Nagavci dhe Shqipe Jusufi.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, ndërsa anëtarë janë propozuar: Driton Hyseni, Ejup Ahmeti dhe Taulant Kelmendi.
Për Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, kryetar është propozuar Arsim Ademi, ndërsa anëtarë: Alban Bajrami, Salih Zyba, Artan Abrashi dhe Drita Pajaziti.
Në Komisionin për Shëndetësi, kryetar është propozuar Haxhi Avdyli, ndërsa anëtarë: Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Labinotë Demi-Murtezi dhe Sylejman Meholli.
Për Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, kryetar është propozuar Mefail Bajqinovci, ndërsa anëtarë: Enver Dugolli, Ilir Qeriqi, Rufki Suma dhe Shqipe Selimi.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Familje, Vlera të Luftës Çlirimtare dhe Peticione do të udhëhiqet nga Fatmire Kollçaku, ndërsa anëtarë janë propozuar: Afërdita Hajrizi, Salih Zyba, Mytaher Askuka dhe Edona Llalloshi.
Në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Personat e Pagjetur, kryetar është propozuar Adnan Rrustemi, ndërsa anëtarë: Mytaher Askuka, Sylejman Meholli, Mimoza Shala dhe Jeton Raka.
Nagavcika thënë se këto janë propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për përfaqësim në komisione, duke shtuar se në rastet kur nuk është përmendur pozita, emri i parë i listuar nënkupton funksionin e nënkryetarit.



