Me vetëm 600 euro, kryeqyteti lanson platformën online për regjistrimin e semimaturantëve
09 korrik 2026
| 20:37
Regjistrimi i semimaturantëve të kryqytetit ka ndryshuar këtë vit.
Komuna ka lansuar një platformë online për regjistrimin e tyre, teksa u tha se edhe shumë procedura të tjera do të digjitalizohen.
Drejtoria e Arsimit lansoi platformën Edukryeqyteti.org, për të cilën thanë që nga kuleta e komunës u shpenzuan një shumë modeste prej 600 euro.
Lehtësira të tilla pritet të ketë edhe në proceset tjera administrative nëpër shkollat e kryeqytetit.



