Drita nuk ia del, eliminohet nga skuadra e Andorrës pas gjuajtjes së penaltive – Kosova mbetet pa skuadër në garat evropiane

27 gusht 2026 | 22:16

Skuadra e Dritës nuk ka arritur të siguroj fazën e grupeve të Konferencë Ligës.

Ekipi nga Kosova u eliminua nga skuadra nga shteti i Andorrës, Inter Escaldes.

Ndeshja pas 120 minutave përfundoi me rezultat 0:0. Për të përcaktuar skuadrën që siguron kualifikimin tutje, u deshën të gjuhen penaltitë.

Pas gjuajtjes së penaltive, Escaldes ishin më të saktë, duke shënuar katër, kurse Drita shënoi vetëm dy.

Abazaj dhe Jashari humbën penaltitë tek Drita, kurse tek skuadra nga Andorra e huqi vetëm Arellano.

Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar me rezultat 2:2.

Kosova s’do ta ketë asnjë skuadër që do ta përfaqësoj në garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja Arta Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh…