Halit Alidema jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KF Vllaznia Pozheran
Halit Alidema ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të KF Vllaznia Pozheran. Siç bëhet e ditur, Alidema është tërhequr për shkaqe shëndetësore.
Gjatë mandatit të tij, Alidema dha një kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në një nga periudhat më të vështira për klubin. Ai arriti që, nga një situatë e rënduar, ta rikthejë ekipin mes tri skuadrave më të mira, duke e mbajtur Vllazninë deri në fund si një konkurrente serioze për avancim në Ligën e Parë.
Në një prononcim, Alidema thekson se, pavarësisht dorëheqjes, Vllazninë e mban në zemër dhe i dëshiron klubit një kryesi të suksesshme, me synimin e vetëm që ekipi të vazhdojë rrugëtimin drejt Ligës së Parë.
Ai falënderon donatorët, publikun, futbollistët, stafin dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur klubin gjatë kësaj periudhe.
KF Vllaznia Pozheran i shpreh mirënjohje Halit Alidemës për punën dhe kontributin e dhënë dhe i uron shëndet dhe suksese në të ardhmen.



