Osmani: Mungesa e komunikimit me Trumpin rrezikon sigurinë kombëtare

23 tetor 2026 | 12:51

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë me nivelet më të larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, përbën rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe interesat strategjike të Kosovës.

Osmani ka theksuar se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është çështje protokolli, por e sigurisë kombëtare.

“Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë, përmbajtjesor dhe strategjik me nivelet më të larta të Administratës Trump: presidentin Trump, sekretarin Rubio dhe kabinetin politik të presidentit, përbën një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare dhe interesat tona strategjike”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se mungesa e këtij komunikimi i krijon Serbisë më shumë hapësirë për të përhapur, siç është shprehur ajo, narrativa të rreme kundër Kosovës.

Osmani ka theksuar se Kosova nuk mund ta trajtojë si çështje dytësore marrëdhënien me aleatin e saj strategjik.

“Pa një partneritet të fortë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as integrimi ynë euroatlantik, as mbrojtja e së vërtetës historike për luftën çlirimtare, as mbrojtja e sovranitetit dhe shtetësisë sonë nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë që kërkojnë interesat tona kombëtare”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë për…