Alaba, afër marrëveshjes me Chelsean

29 nëntor 2020 | 12:53

Mbrojtësi austriak, David Alaba  mund të largohet në  janar nga Bayern Munchen, pasi kontrata i mbaron në verë dhe me pas mund të largohet si lojtar i lirë. Intereism për anësorin kanë shfaqur Juventusi, PSG-ja dhe Real Madrid.

Megjithatë, duket se menaxheri i tij Pini Zahavi ka nisur kontaktet e para me Chelsean dhe shumë shpejt mund të takohet me drejtuesit e londinezëve për të negociuar kontratën që do ta lidhte me të kaltrit e Londrës.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Alaba me gjasë do t’i bashkohet Chelseat. Alaba dhe Bayerni e kishin një verë të gjatë pa arritur të gjenin gjuhë të përbashkët për vazhdimin e marrëveshjes. Duket se mospajtimet që kanë çuar drejt dështimit të marrëveshjes ishin kërkesat e larta për pagë të austriakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- Me rastin e 28 Nëntorit! Shkruan: Gjergj Dedaj, ambasador…