Berisha me senatoren amerikane: FSK-ja do të mbetet forcë e besueshme

22 nëntor 2018 | 12:47

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në Halifaks ka zhvilluar një takim me senatoren amerikane, njëherësh anëtare e Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jeanne Shaheen.

Në takim, ministri Berisha e njohu senatoren Shaheen për procesin e tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e këtij procesi.

Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i kanë shprehur shqetësimin e tyre senatores Shaheen lidhur me fushatën kërcënuese që po u bëhet nga jashtë pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët po dekurajohen që të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në fund të takimit, ministri Berisha e ka siguruar senatoren se FSK –ja do të mbetet forcë e besueshme, e përkushtuar dhe e gatshme në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës…