Deklarata e Kadri Minushit

13 nëntor 2018 | 11:30

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /20/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

I pandehuri Tahir tha se unë kam pas besue ne Fehimin se mundet me qit ne mal ata persona. Per Halimin kam thanë se ky asht njeri ne za, dhe mue per Halimin me ka thanë Hasan Rema, Hasani asht vegel e botës, fjalen midis meje dhe Halimit fjalë ska pas, por siç thotë Hasani se vetem me Halimin skam folë. Basri Sallkun ne Ferizaj do të formonte komitet. Rexhep Kabashi ka bamun lidhje me Drenicën, me Ymer Berishën, Hoxhë Maliqin me Kadrin per me mar listat. Fehimi ka gjetë njerët per me dergje në mal, e ma tepër skemi pas lidhje të caktime por pasi u kapem keto punë mbeten por qëllimi e formimit skemi ba por formimi nuk u ba.

I pandehuri Rexhep Kabashi tha se, veç kësaj letre skam ba tjetër.

Kryetari urdhëroi qe te bahen dhjet minuta pushim.

Mbas mbarimit të afatit dhe të minutave pushim. Trupi gjykues duke qenë i formuar si me parë u ktheu në sllen e gjykimit dhe keshtu filloi gjykimi rregullisht.

I pandehuri Kadri Minushi tha se: une nuk i kam thanë gjë hoxhës, por hoxha me ka thanë mua se Ahmeti ka nis me vramun Vidaqiqine ky se ka lanë, pse dhe Ismail Gashi kete gjë e ka thanë, e une nuk mund te them diçka qe se them e se di, ai duhet me thane se ku e ka ndigjumun kete fjalë se une si kam thanë gjë.

I pandehuri Januz Maliqi thase ky me ka thene,  ne shtepin ku rrinte në Rahovec se Ahmet Dërguti ka dasht me vramë Nikolla Vidaqiqin, porse Kadriu se ka lanë, është e vërtet se sot ne rrugë i kam thanë këtij se une kete fjalë i kam thanë.

I pandehuri Kadri tha se, une nuk i kam thanë gja ketij e ky duhet me e dijt vet se kush i ka thanë, por se kushdo qe i ka thanë këtij une nuk e dijë. Në Rahovec une, nuk e kam degjue kete dmth. Për vrasjen që thotë hoxha te Vidaqiqit kështu që skam dijeni fare.

I pandehuri Hoxhë Maliqi, tha se unë sikurse kam dëgjue kur kam shkue në Rahovec, Kadrin e kam gjetë para nënprefekturës, e ka shkue me te ne shtepi e si i kam kallxue per punen qe me qojti Tahiri me tha se kemi pas nji komitet dhe se anëtar janë Ahmet Dërguti me shokë, dhe kur e kam pyetur unë, se kush asht ky Ahmet Dërguti ai ka thanë se ju ka vrar nji vëlla prej partizanve, dhe ky vetë Kadriu me ka thanë se ka dashtme vra nji serbë, por me që paska  qenë në parti te komitetit e kemi ndalu, se komiteti nuk banë vrasje, por emnin sma ka kallxue qe une kam thanë per Nikolla Vidaqiqin.

I pandehuri Kadri Minushi kur u vet tha se, per Nikollen une skam thanë pse Nikolla eshte njeri i mirë. Ahmeti nese donë me vrame nuk duhet me i thanë të tjerëve se kam me vramun kete ose ate. Ahmet Dërguti per kete sme ka thanë mua gjë fare, dhe nuk e kam ndij se ne kete pune asnjëherë.

I pandehuri Fehim Ibrahimi thase Sefedin Ahmetin, saraq e njof pese largu edhe nuk kam bisedue me te, vetem vetem me ka thane Xhemil Fluku se ne organizat ashtë anëtar dhe Sefedin Ahmeti.  Për vrasjen e Xhavit Nimanit me shokë qe me thoni nuk kam dijeni fare, por per kete munden me thanë vetem kryetari i komitetit të Prizrenit, sepse unë skam dijeni fare per kete pune, e skam e skam  mare vesht gjë per kete punë.

I pandehuri Hasan Rrustemi tha se për vrasjen e Milladin Popoviqit, unë nuk di gjë, nuk di se kush e ka vra, dhe as nuk di nese ka pas komitet ne Prizren atë kohë ose jo. Për arsyetimin e Sali Kolgecit kam pyetur Tahirin pse e kanë arrestuar, ky me ka thanë se me duket per vrasjen e Milladinit, por me thoshte se ska qene ne organizatat tona. Unë Haki Tahen nuk e njohi.

I pandehuri Tahir tha se per vrasjen e Milladin Popoviqit, unë nuk di gjë, atë kohë të vrasjes së tij ketu ska pas ekzistuar komiteti. Unë nuk di gjë për atë vrasje, e vetem e di se Haki Taha e ka vra. Unë përmbi vrasjen e tij smundem me dhanë asnjë mendim.

I pandehuri Xhemil Fluku, kur u pyet thase Riza Alin kemi bisedua, por nuk kemi bisedua për Xhavit Nimanin, per vrasje, por vetem une  kam qenë i ngarkuar te merem vesh me Xhavitin per marrëveshje sepse neve nuk jemi kundra partisë, por unë, skam pas kohë me u takue me te, sekretari komitetit Sefedini ka qenë me mue bashk ne mal e tjetër njeri a ka qenë ose jo nuk e di. Mua nuk me ka lajmrue per asnjë punë sekretari. Mua nuk me ka thanë se mos takimi i tyre me Xhavitin, e po nuk erdhi ne mal me vramun, per keto fjale ne OZN-e i kam dëgjua prej Sefedinit. Unë per kete punë keshtu nuk kam dijeni.

I pandehuri Fehim tha se ky Xhemili ka ardh dhe me ka thirr edhe mu per me u fut nate komitet, qe ky ishte kryetar, por unë nuk kam ndegjue.

Kur u pyet i pandehuri Xhemil Fluku tha se, i kam thanë Fehimit se kemi komitet dhe e kam thirr edhe Fehimin, por ky ska ardh. Riza Alija mue më ka thanë se ka shkue dy herë ke Muharrem Bajraktari me u takue me te. Muharremi është në partin e Enver Hoxhës ose koftra nuk e di.

Te pandehurit Sadik Mehmet Peqani, Qamil Emini thanë se neve kur na ka thanë Tahiri me formue komitetin nuk na ka kerkue ndonji njeri dhe as nuk na ka kallxue per me kerkue listat dhe se njeri nuk na ka përmend.

I pandehuri Tahir tha se, unë ketyne i kam kerkue vetem listat e nuk i kam kerkue gje dhe se kam  pas mar detyrë kete. Qamilin e Sadikun i njofa  per keto por i kam thanë se nuk kam pranua. Muhamet Reqani ska pas lidhje me mua, e nuk e kam dergua me u lidhë me Ismail Goranin. Ju kendue procesi me datë 9/7/1945, të cilat i mohoi. Te pandehurit Qamil Emini e Sadik Peqani than se neve skemi marë detyra e gjë, e as nuk na ka tregue lidhjet e të tjera sende Tahiri. Por, neve kemi shkue mbi thirrjen e Tahirit ne shtepin e tij 11 ditë para arrestimit. Kurse Ibrahim Abdyli e Muhamet Vejseli kanë qenë mase 21 ditë para arrestimit.

I pandehuri Tahir tha se neve me kete jemi takua njëherë dhe ma vonë do te piqeshim prap.

I pandehuri Haxhi Maliqi kur u pyet tha se, kur jam takue me Qamilin e Sadikun me kanë thanë se, kemi qenë ke Tahiri e desh me na  ngarkue do punë, por se neve nuk pranojtem me shkue.

Prokurori Publik kërkoi qe seanca gjyqësore te vazhdoi me dyer të mbylluna mbasi kemi  me pyet disa çështje qe i takojn msheftësisë së pushtetit.

 Vendim për vazhdimin e gjykimit me dyer të mbyllura

Trupi gjykues tue parë të arsyeshme kërkimin e prokurorit publik vendosi vazhdimin e gjykimit me dyer të mbyllura.

Si u deklarue ky vendim u nxirren jasht salles krejt publiku.

Mbi këtë u pyet i pandehuri Basri Sallku tha se Tahiri kur kam qenë në Prizren me ka propozua vetëm për këtë komitet por për tjera  lidhje me të huajt nuk me ka thënë. Tahiri me ka thënë se Hasan Rema ka ikur.

I pandehuri Abdullah Rexhepi tha se, unë anglisht nuk di, me Hasan Remën jam njoftue ne Kukës, e me gjyqëtar Mborjen jam takue ne Prizren.  Hasan Rema  me Rexhep Mborjen nuk me kanë thanë per te marr detyrë të jashtme. Unë fjalë intelexhente servili nuk e kam ndegjue kurse tash po e ndegjoi nuk di se a janë nga shokët me kete detyrë.

Kur u pyet i pandehuri Rexhep, unë inteligjent servilin qe me thoni nuk di, kete emër në OZN-e e kam ndejua dhe nuk di nese eshte ngarkue ndonji  nga shokët  ose kanë lidhje me kete punë.

Kur u pyet i pandehuri Tahir tha se, unë nuk i kam thanë gjë Basri per se Hasani ka ikur.

I pandehuri Basri thase ky me ka thanë per Hasanin qe ka ikur pse une skam dijtun, per Hasanin e di qe kur ka marun do barna me kamion ne Ferizaj seç mall është.

I pandehuri Tahir thase  unë inteligjent servilin nuk e di se çka donme thanë edhe  se nji person nga autoritetete me ka propozua  me shkue ne mal me u mar vesh me njerëzit atje por unë nuk e kam pranue.

I pandehuri Basri kur u pyet tha se, mua i pandehuri Tahir me  ka thanë edhe  se nji person nga autoritetete me ka propozue me shku në mal me u mar vesh me njerëzit atje por unë,  nuk e kam pranu.

I pandehuri Tahir tha se nuk i kam thanë, por edhe ne i paqa thanë do i kem thanë per Xhavitin qe kam marrë veshketu ne sallë të gjyqit. Në OZN=e do kemi thanë se, Mehdi Elezi, ka pare e Hasani me ka thanë se, edhe tete jetë Anglija do të kemi pare gjithnji, une tue u bazue ne fjalet e Hasanit, kam bamun kete, kur ka ardhur Hasani, ka pas 20 ditë me parë se arrestohem.

Kur u pyet i pandehuri Halim Spahija tha se: Në Gjakovë jam takue per te paren dhe te mbrumen herë me do anglez ku kemi shkue prej kendej me Sylejman Rizën dhe kemi folë, e na thanë se vim nga malet e Gjakovës dhe dojshin me shtyn popullin ne luftë kundër okupatorit, keta kanë qenë ate natë ne shtepin e Kryeziut ne Gjakovë dhe midis fjalve na kanë kallxue se neve okupatorin do ta mundim e Shqipnija Kosovën do ta fitoj. Unë kam bamun fjalë me ta. Heren e dytë jam takue në Rogovë por unë skam qenë. Fjala ka qenë Jugosllavija e vjetër mos te kthehet ma dhe keta anglezët na kallxun nuk ka me u kthye ma e kosovaret mos te deshprohen ne mos u bashkofshin me Shqipërin, se do të jenë të lirë per shembull me plebishit do te bahet çdo gjë se shqiptaret ketu janë ma shumë. Grekëve në kufi munt ti jepet ndonji pjesë Greqisë, e këndej Kosova i lihet Shqipërisë. Për Hasan Remën qe me thoni vertet njihem por skam  bisedue me te për çështje politike. Unë nuk baj pjesë ne intelegjnt servilin e nuk di se kush anë pjesë në të. Unë vetem me atë anglezin qe thashe ne Gjakovë jam pamun e tjetër nuk di, keta kanë ardhe nga mali me partizan. Nese thonë per mu per kete gjet honë se per pamjen qe kam bamun me kapitenin anglez, por kjo ska ndonji randesi.

Deri  sa Tahiri me akuzoi, paska qenë armik i fsheten i jemi. Si u pyet prap thase kur kemi biseduar me anglezët i kemi thanë se si une Selman Riza etjer me na mbrojt. Neve dmth.Selman Riza skemi bamun gja, as organizatë dhe me ne fund vetem formuem shoqënin irredentiste, partizanët nuk i kemi pas kundra, neve kishim qellim qe mosme lanë Jugosllavinë e parë me u kthye prapa. Shefqet Shkupin e njomi po ashtu edhe Musa Shehzaden, por me kete që me thoni skam bamun ndonji organizatë.. Për takim heren e dutë me anglezet si thash une skam qenë por Sokol Dobroshi me ka thanë se asht pamun me ta, kur ka shkue Sulejmanin me shokë. Ne Suarek si kam thanë, kanë qenë Sulejman Riza, Sokoli, une e tjerë e kemi bamun bisedime por jo shoqeni e Komitet. Pse shoqënija e Sylejman Rizës nuk eshte bashkue ne radhë partizane nuk e di. Gjyqëtar Mborjen e ka prurë Tahiri ne dugajen teme, por Tahiri me ka thanë se gjyqëtari te ka kerkue, por gjyqëtari me ka thanë kur e kam pyetur se une ste kam kerkue ty, por Tahiri me ka prue me u pa. Per takimin qe une kam bamun me Titon e per formimin e komitetit shqiptar, kam qenë i kënaqur e jo si i pakënaqur si me thonë, me Çikolloviqin qe me thoni unë skam pas gje e ngatërresë me te. Me Tahirin skam  pas  lidhje, por ai si sekretar i jem e une si kryetar i Këshillit kemibashkpunue në zyrë. Unë lajme se ska punë ne Shqipni e ri në Prizren se mirë je atje Tahirit ja kam que per Hasan Remen e jo tjetër herë e gjana të tjera. Hasan Rema mundet se do i kete thanë me mendjen e vet për listë e shenime qe me thoni, e per ndryshime, se une, si kam thanë gjë, po do i ket thanë ai vetë nga mendja e vet, se keta te dy Hasani e Tahiri kanë vendos me ba keshtu me ngarkojn dhe mua.

Unë nuk është e vertet qe ti kem que fjalë Tahirit per Hasanin per kete punë, kete te paket duhet me pas nji leter timen. Unë siguroi se nuk kam dhanë asnjë urdhër e gjë per Komitet qe po me thoni, veç punës që më kishte thanë Tahiri e se i kam que ato fjalë gjë tjetër nuk i kam thanë per organizatë dhe instruksione e kete tash i kam ndje. Ketu e shtat tete vjetë e njohi Tahirin. A asht organizatë e hapur  apo e fsheht kjo qe me thoni unë nuk e di kete e kam pamun në gazetë, e deri sa shkruhet them se, do te ekzistojë ne Angli per punet angleze. Selman Riza organizatën e ka quajtur “Iridente” neve ne Shqipëni qe ishim kosovar na thonin “Irident”.

Haki Tahen e kam pas njohun por ka pas të bëj si me Selmanin une nuk e di, po ashtu nuk e di a ka qenë “Irident” ai ose jo, se si u ba vrasja e tij, unë  une nuk e di. Me Hasan Remen une kam qenë ortak ne tregti e jo ne  sendet e tjera të tij. Hasani ka punue ne Partin Komuniste. Veshja e tij me tesha gjermane asht krejt absurde pse ai me ka thanë se i ka vesh vetem per me ardhë ne shtepi dhe me u pa me familje. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 13 trupa të pajetë janë gjetur në Kaliforni, duke…