Deputeti Haxhiu: Greva e kirurgëve në kundërshtim me ligjin

23 janar 23:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se greva e kirurgëve nuk është në përputhje me Ligjin për grevat.

“Ata është dashtë me lexuar Ligjin e grevave, sepse nëse organizimi i tillë grevist është jashtë organizmit sindikal, atëherë 50 për qind e tyre duhet të punojnë, dhe 50 për qind rrijë me shirita në vendin e punës për të dëshmuar kërkesën e tyre“, ka thënë Haxhiu në emisionin “Click” të “RTV21”.

Kjo është java e pestë që prej kur kirurgët kanë hyrë në grevë. Atyre dje u janë bashkuar edhe kirurgët vaskularë. Kirurgët po kërkojnë rritjen e koeficientit nga 5 në 10.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj…