Deputetja Musliu, femra më e votuar në Degën e PDK-së në Skenderaj

22 prill 2019 | 13:17

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është femra më e votuar në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie në Skenderaj.

Musliu në këto zgjedhje ka marrë 145 vota të delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie.

Pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, Musliu ka falënderuar secilin aktivist të PDK-së për besimin e dhënë.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Skenderaj, përfundojë procesin e brendshëm zgjedhor në një atmosferë festive. Gjatë gjithë procesit zgjedhor në 54 nëndegë ku morën pjesë mbi 10.000 anëtarë, është zhvilluar garë demokratike me transparencë maksimale dhe është treguar nivel i lartë i kulturës dhe disiplinës në punë”.

“Të vlerësohesh nga bashkëpartiakët, aktivistët dhe anëtarët e PDK-së, si femra më e votuar në bastionin e PDK-së kjo do të thotë, nderë, besim dhe përgjegjësi, prandaj ju falënderoj nga zemra për besimin e vazhdueshëm ne mua! I falënderoj secilin anëtar e aktivist të PDK-së, Komisionin Lokal Zgjedhor dhe anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor për punën e tyre të palodhshme gjatë gjithë procesit. Kryetarit Sami Lashtaku i uroj fitore me rezultat mbi 90 për qind. Po ashtu i uroj edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët e zgjedhur për Konventën qendrore. Na priftë e mbara në Dekadën e Re!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndryshe në zgjedhjet e djeshme, kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj është rizgjedhur Sami Lushtaku.

/Epoka e re/

Image may contain: indoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting, child and outdoorImage may contain: 7 people, people standing, crowd, shoes and outdoorImage may contain: 10 people, people smiling, people sitting and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artikull i sponzorizuar “Fiorentina Steak House”, njihet për mish me…