Digjet një autobus, nuk ka të lënduar

12 qershor 2018 | 11:56

Sot rreth orës 9:00 është djegur një autobus në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë. Nga djegia e autobusit nuk është lënduar asnjë person.

Menjëherë pas marrjes se informatës, Policia e Kosovës me njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht Policia është duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku dhjetë njerëz kanë vdekur nga përplasja e dy…