Drejtori i policisë thotë se dështimi në Interpol ka të bëjë me politikën

20 nëntor 2018 | 12:39

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se vendimi për mospranimin e Kosovës në Interpol ishte tërësisht politik.

“Konsideroj se nuk ka të bëjë asgjë me fushën e policisë por me politikën, apo gjeopolitikën. Shumica e delegacioneve kanë thënë se ende nuk kemi qëndrim politik për vendin tuaj. Normalisht kemi pritë që vendimet të jene policore, fatkeqësisht ndodhi”, ka thënë Qelaj nga Dubai.

Qalaj e konsideroi pozitiv faktin që Kosova ka pasur përkrahje të vendeve demokratike.

Ai ka theksuar se ky vendim nuk do t’i dëshpërojë dhe se vitin e ardhshëm prapë do të bëjnë përpjekje për të qenë pjesë e Interpolit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka folur…