Pacolli: Serbia bëri ‘luftë’ të pamëshirshme për mospranimin e Kosovës në Interpol

20 nëntor 2018 | 12:32

Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka folur zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai nga Dubai ka thënë për gazetarët se Serbia bëri një ‘luftë’ të pamëshirshme për mospranimin e Kosovës në Interpol.

Pacolli ka thënë se angazhimi i institucioneve të Kosovës për këtë proces nuk ka munguar.

“Një është e sigurt se kësaj iniciative nuk i ka munguar përkushtimi dhe puna, kur e them këtë e them me plot sinqeritet se nuk kemi lënë asgjë pa e bërë, kemi punuar por në fund e patëm se nuk arritëm t’i sigurojmë të gjitha votat”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, ka vlerësuar se qeveria…