FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Studime të Vushtrrisë

25 nëntor 2018 | 18:01

Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për Kërkim- Shpëtim në Male, pas pesë ditësh kërkimi, në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë, ka arritur të gjejë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet R.G, 61, 61 vjeç.

Personi në fjalë i është dorëzuar ekipit mjekësorë i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Nga 20 nëntori, me vendim të ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës së Policisë së Kosovës, 16 pjesëtarë të kësaj force dhe K9 (qenë) të Kërkim-Shpëtimit janë angazhuar në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur R.G., në Studime të Vushtrrisë.

Operacioni i kërkimit është udhëhequr nga Kompania e Task-Forcës së Kërkim –Shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vushtrrisë, Policinë e Kosovës dhe banorë vullnetarë të fshatit Studime me rrethinë.

Pas përfundimit të operacionit në Studime të Vushtrrisë , pjesëtarët e FSK janë kthyer në kazermë për të vazhduar me aktivitetet e njësisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Sarandës, Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre…