Gorani: Politika e jashtme është pasqyrë e gjendjes sonë të brendshme

22 nëntor 2018 | 12:12

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dukagjin Gorani, ka thënë se në rast se Kosova nuk avancon përbrenda, politika e jashtme nuk do jetë asgjë tjetër pos objekt i talljes nëpër zyrat e qeverive të botës dhe material për shpotitje për mediet ndërkombëtare.

Këto komente Gorani i ka bërë sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për dështimet e politikës së jashtme.

Gorani ka theksuar se politika e jashtme varet nga ajo se çfarë u ofrohet tregjeve të mëdha botërore.

Ai ka thënë se përkundër orientimit pro-perëndimor e proevropian, qytetarët e Kosovës janë shoqëria e fundit në Ballkan, e cila vazhdon të jetojë ankthin primitiv të viteve të ‘90-ta, raporton “Kosovapress”.

“Kurrë se kuptuam e as që duam ta kuptojmë, se të gjitha politikat, e më së shumti ajo e jashtme, janë pasqyrë e gjendjes së brendshme. Andaj, gjithë këto vite të shpenzuara në gënjime elektorale të vetes, po na hakmerren sot një nga një. Jemi më të izoluar se kurrë, përkundër gjithë sukseseve tona diplomatike, jemi më të mospërfillur se kurrë përkundër gjithë fotografive me liderë botëror. Jemi më të vetmuar se kurrë, edhe pse tash e sa muaj i kemi qitë në shitje kufijtë e shtetit dhe tokat e popullit”, ka thënë Gorani.

Ai ka thënë se lobimi për njohje nënkupton vetëm mënyrë të zhvlerësimit të shtetësisë deri në nivel të një transaksioni financiar të ndonjë shitblerjeje.

Kjo sipas tij, gjithmonë duke shpresuar në efektin e miqësive të trilluara private e personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca padyshim që është një nga moderatorest më të…