Haradinaj i përgjigjet Ambasadës amerikane për taksën

25 janar 2019 | 18:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë.

Nëpërmjet një deklarate për medie kjo ambasadë ka vlerësuar se pezullimi i kësaj takse është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e dialogut.

Sipas ShBA-ve pengesat nga anash dhe refuzimi për të pezulluar tarifat, janë kundër interesave të ShBA-ve.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Kosova është e interesuar ta pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë. Do të thotë këtë vit shumicën e kohës do t’ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë për t’u rregulluar por duhet për t’ju pri edhe marrëdhëniet politike. Pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor për t’i rregulluar marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur dhe të interesuar për ta pezullua taksën nëse ka gatishmëri për t’u rregulluar marrëdhëniet Kosovë-Serbi, që nënkupton edhe njohja e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj pas vizitës në kompaninë “M-Technologie”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Sadio Mane beson se Liverpooli mund ta fitojë titullin…