Incident në ‘Ulpianë‘, ka të plagosur

25 nëntor 21:31

Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I plagosur si pasojë e këtij incidenti është personi A.K, 17 vjeçar.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një therje me thikë, në një lokal në lagjen Ulpiana. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore. Sipas informatave fillestare një person A.K, 17 vjeç është plagosur me armë të ftohtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti.

 

Ndryshe i njëjti person  është dërguar për tretman mjekësorë, ndërkohë që policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast./Indeksonline/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për…