Ismaili: Në dhjetor nis punën Angiografi i ri

24 nëntor 2018 | 14:52

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se në gjysmë të muajit dhjetor do të nis punën angiografi i ri për stentime dhe koronarografi.

Përmes një video të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ministri Ismaili ka thënë se shumë shpejt tani pritet që të hiqet edhe lista e pritjes për koronarografi, duke kursyer kështu mijëra euro të qytetarëve tanë.

“Edhe një sukses i ri për kujdesin e zemrës dhe stentimin. Angiografi i ri do të nis punën në mes të muajit dhjetor. Pas heqjes së listës për stentim tani do të heqim edhe listën e pritjes për koronarografi duke bërë që të shpëtojme jetë dhe të kursejmë mijëra euro të qytetarëve tanë. #PacientiNeQender”, ka shkruar Ismaili.

Edhe një sukses i ri për kujdesin e zemrës dhe stentimin. Angiografi i ri do të nis punën në mes të muajit dhjetor. Pas…

Gepostet von Uran Ismaili am Samstag, 24. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se dje ishte…