Ja çfarë pune bënte Haradinaj në Shqipëri kur ishte në moshë më të re

24 nëntor 2018 | 22:56

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se nuk e ka aspak problem të rrëfejë punët që ka bërë përpara se të merrej me politikë.

I ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin”, Haradinaj tha se vite më parë ka punuar në Zvicër si roje, kopshtar apo edhe ndërtim.

Ai shtoi më tej se vite më parë ka mbledhur hekura të vjetra në gjithë Shqipërinë.

“Unë kam punuar edhe në Shqipëri. Kam mbledhur hekura të vjetër”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid nuk ka arritur të ruajë rezultatin në minutat…