Këshilltari i Pacollit, Selimit: Edhe ti je përgjegjës për dështimin e Kosovës në Interpol

22 nëntor 2018 | 16:09

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka kërkuar sot në kuvend shkarkimin e Pacollit, pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zyberaj ka shkruar se deputeti i LV-së për më shumë se një vit ka qenë i involvuar në grupit punues për Interpol në kuadër të Ministri se Punëve të Brendshme(MPB).
“Rexhep Selimi ka qenë për më shumë se një vit pjesë e grupit punues për Interpol në kuadër të MPB. Madje ka qenë edhe i zëshëm që policia nuk duhet të ketë interferim nga politika. Rexhep Selimi ka qenë i involvuar nëpër krejt proceset e rrugëtimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Sot e luan rolin e opozitarit, duke i ikur përgjegjësisë. Mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol është përgjegjësi e të gjithëve, direkte edhe e Rexhepit dhe humbje për Kosovën”, ka shkruar Zyberaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka mbështetur një vendim që ka dënuar…