Kurti tregon se çfarë diskutoi në takim me Stoltenbergun

17 gusht 2022 | 21:39

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” për takimin që ka pasur të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se anëtarësimi në NATO është prioritet i yni.

“Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e vendit tonë, për çfarë shpreha mirënjohjen tonë të thellë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin…