Molliqaj: Kurti është përcaktuar për Asociacion

17 gusht 2022 | 21:32

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është përcaktuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Edhe paqe mes popujve edhe ASK nuk ka. Siç duket kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion. Organizimi shoqëror e institucional në baza etnike dëmton të ardhmen e qytetarëve pavarësisht etnisë”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar tutje se korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve.

“Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel…