LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për mosliberalizim të vizave

04 dhjetor 2018 | 10:05

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me mosliberalizimin e vizave.

Ata për këtë kanë fajësuar Qeverinë aktuale si dhe kryeministrin e tanishëm Ramush Haradinaj dhe zëvendësin e tij Fatmir Limaj.

“Kryeministri i sotëm dhe zëvendësi i tij Limaj dikur pengonin me dhunë e intriga përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Atëherë e fajësonin Bashkimin Evropian, i cili deklaronte se po rrezikohet liberalizimi i vizave deri pas zgjedhjeve të vitit 2019 në Bashkimin Evropian”.

“Sot, kur ai paralajmërim është bërë fakt, përdoruesit e dhunës dhe intrigave, tash bashkë me partnerët e tyre qeverisës, sërish po fajësojnë Bashkimin Evropian. Dështimin në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol po e shesin si dështim të Evropës, në rastin e liberalizimit të vizave, dhe të sigurisë globale, në rastin e Interpolit”.

“Kosovës po i mbyllen dyert sepse udhëhiqet prej njerëzve të izoluar. Këta po mundohen ta shpërthejnë izolimin e tyre, duke e izoluar Kosovën. Por, Kosova dhe qytetarët e saj do ta shpërthejnë izolimin duke i izoluar këta udhëheqës të papërgjegjshëm”.

“Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje. Dorëheqja e tyre është veprimi i vetëm që ju ka mbetur”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj kritikave…