Maloku: Qëndrimi amerikan për taksen nuk ka adresë të saktë

16 janar 2019 | 13:30

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka komentuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për heqjen e taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Maloku në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kjo kërkesë nuk ka adresë të saktë.

Postimi i plotë i Malokut:

Pse kërkesa e përgjithësuar (amerikane) dhe pse, përgjigjja e (Haradinajt) e përgjithësuar!?

1. Qëndrimi amerikan (që nuk ka adresë të saktë; Departamenti i Shtetit, Kongresi, apo, vetë Trumpi, që besoj se as që ka haber për këtë?!) për të hequr taksën e vënë nga Qeveria kosovare, të cilën ka mundur, (prapë me insistimin e lobit; serbo-greko-rus) ta nënshkruaj një apartçik burokrat, si çifti i proserbit Xhon Bolton në emër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare…, është tejet e përgjithësuar?!

2. Të njëjtin gjë, e ka përsëritur edhe Qeveria kosovare, me arsyetimin se: “… taksa, s’ka të bëjë me ju, por, me Serbinë (dakord) e Rusinë (po pse Rusinë, se?!)”

3. Duket, që baloni i “qëndrimit” të Këshillit Kombëtar (lexo: apartçikut të përkohshëm, e proserbit Xhon Bolton), në fakt është një test e formë e presionit publik, për ta minuar taksën ndaj Serbisë. Më duket, shumë diplomatike, kundërpërgjigja (po ashtu, e përgjithësuar), e Ramush Haradinaj…

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e…