Murati: Gjuha e përdorur ka qenë e gabuar, u kërkoj ndjesë luftëtarëve të UÇK-së

01 korrik 2022 | 17:05

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka reaguar pas akuzave dhe kërkesave për shkarkimin e tij, lidhur me deklaratat që kishte bërë para disa vitesh për veteranët dhe luftën e UÇK-së.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se gjuha e përdorur ka qenë e gabuar.

Murati u ka kërkuar ndjesë luftëtarëve të UÇK-së ndaj gjuhës që ka përdorur.

“I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është qëndrimi im. Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
02.07.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…