Të mërkurën pushim në të gjitha institucionet publike

27 nëntor 2018 | 19:34

Në Kosovë nesër (e mërkurë) asnjë institucion publik nuk do të punojë, për arsye se është dita e Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori.

Për nder të kësaj date Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAP-it.

Ndryshe, 28 Nëntori zyrtarisht nuk hyn në kalendarin e festave zyrtare por sipas Ligjit është ditë memoriale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar të martën pikën…