Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

22 qershor 2022 | 13:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Bruksel presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani e Metsola kanë diskutuar për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE.

“Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit, lideri i AAK-së, Ramush…