Përkujtohen dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

30 maj 2018 | 18:10

Në një akademi përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të rënies janë kujtuar dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Fillimisht Veseli ka theksuar se 19 vite më herët kanë kaluar sfida të rënda. Ai ka thënë se Zona Operative e Drenicës ka qenë më rezistentja duke bërë një luftë që ka qenë shumë frontale, duke marrë shumë djem dhe vajza.

“Sot Kosova është një shtet që është stabil dhe që ec në rrugën e saj euroatlantike. Duhet të kemi më shumë besim tek shteti i Kosovës, në mënyrë që ky komb të ec përpara. Kjo do të jetë rruga jonë. Familjarëve duhet të jenë krenar me bijtë që i kanë pasur se ata kanë qenë shumë trima. Unë kam pasur nderin të jem krah tyre në luftën për lirinë e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është shumë me rëndësi tradita e nderimit për të rënët për liri. “Ndoshta tash nuk është freskia e dhimbjes së humbjes, por që të mos na kthehet dhimbja duhet t’i nderojmë. Sot ne vërtetë po bëjmë një punë të mirë duke i nderuar dy luftëtarë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…