Reali ofron 4 lojtarë për Pogban

29 maj 2020 | 09:37

Reali i Madridit rikthehet në sulm për Paul Pogbanë.

Spanjollët, të cilët janë prej kohësh në gjurmët e ish-mesfushorit të Juventusit, kanë ndryshuar strategjinë për t’i plotësuar dëshirën trajnerit Zinedine Zidane.

100 milionë eurot e kërkuara nga Manchester United janë jashtë çdo diskutimi me krizën financiare që ka shkaktuar virusi, prandaj madrilenët kanë menduar tjetër strategji.

Për t’i bindur “Djajtë”, ata janë gati të sakrifikojnë 4 lojtarë sipas “Corriere dello Sport”: James Rodrigezin, Oedgardin, Lukaz Vazquezin dhe Brahim Diazin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për paraqitjen e…