Rusia humbi betejën për udhëheqje të Interpolit, presidencën e merr Koreja e Jugut

21 nëntor 2018 | 08:53

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, e cila po zhvillon punimet e Kongresit të përvitshëm në Dubai, ka zgjedhur kandidatin nga Koreja e Jugut, Kim Jong-yang, në postin e presidentit. 

Ai do ta vazhdojë mandatin e Meng Hongweit, deri në vitin 2020.

Me zgjedhjen e tij, 194 vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare policore kanë refuzuar kandidatin rus, Alexander Prokopchuk, i cili shihej gjerësisht si pretendenti për të pasuar kinezin Meng Hongwein, i cili fillimisht “u zhduk” në vendlindjen e tij Kinë, gjatë shtatorit, ndërkohë që më vonë, Pekini zyrtar informoi Interpolin se ai kishte dhënë dorëheqjen pasi ishte akuzuar për ryshfet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, e…