Shumat që kanë dhënë vendet e BE-së për Shqipërinë

17 shkurt 2020 | 17:53

Në Bruksel që prej orës 14:30 po zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama u bëri thirrjeve vendeve pjesëmarrëse në Konferencë që të ndihmojnë Shqipërinë në moment të vështirë, pasi vendi është i vogël për të përballuar një faturë kaq të madhe nga dëmet. Dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von de Leyen është shprehur se BE-ja do të japë 100 milion euro për Shqipërinë. Duke mos përfshirë 15 milionët që ka dhënë KE. ”Ne kemi dëgjuar histori që të prekin zemrën nga kjo tragjedi. Kjo është një histori dhimbje dhe histori shërimi. Kjo pjesëmarrje dëshmon se ne jemi në krahun tuaj. Solidariteti shpëtoi jetë njerëzish nga kjo tragjedi shqiptare. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot ne jemi këtu të dëshmojmë dhe të marrim angazhimet tona për popullin shqiptarë. Ne bashkë duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fortë”,- tha Ursula von de Leyen.

SHIFRAT E DONACIONEVE

BE- 100 milion euro,

KE- 15 milion euro,

Gjermania – 11 milion euro,

Italia-  65 milionë euro,

Franca-  100 milion euro,

Suedia-  5.6 milion euro,

Britania e Madhe- 1 milion pound,

Kroacia- 1 milion euro,

Luksemburgu-  250 mijë euro,

Serbia- 2 milionë euro,

Polonia-  2.7 milion euro,

Danimarka-  2.7 milione euro,

Greqia-  2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,

Hungari 5.6 milione euro,

Finlanda jep 300 mijë euro,

Bullgari 375 mije euro,

Spanja 20-25 mije euro,

Rumania jep 2 milion lei,

Mali i Zi 500 mije euro,

Maqedonia e Veriut 6 milion denar,

Kosova 200 mijë euro,

Bosnje Hercegovina 100 mijë marka,

Banka Islamike për Zhvillim do të jape 365 milion euro kredi për programe financimi ne 5 vite,

Banka Botërore 160 milionë euro kredi,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji janar ka ndjerë një dobësim të eksporteve të Shqipërisë…