Sot varroset regjisorja Burbuqe Berisha

28 tetor 08:57

Sot (e enjte) do të bëhet ceremonia e varrimit të regjisores së njohur dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.

Kjo është bërë e ditur në rrjete socile nga familjarët e të ndjerës, duke treguar se do mbahet një mbledhje komemorative e pastaj do mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë, ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Shkrimi i plotë i motrës së të ndjerës:

“Motra ime, shpirti im i bardhë, ti që ishe motër, nënë e babë për ne, mua, Vjollcën dhe Dardanin. U rritëm me shumë sakrifica, pa prindërit tanë, por gjithmonë qëndruam të lidhur e të bashkuar. Krahu ynë sot u këput, ike papritmas dhe na le në pikëllim të thellë e me zemër të thyer. Nuk ka fjalë që ta përshkruajë dhimbjen që ndiejmë për humbjen tënde. Kontributi yt ishte shumë i madh jo vetëm për familjen por edhe për gjithë vendin tonë!

Pusho e qetë shpirti jonë i bardhë!

Ju njoftojmë se ceremonia mortore mbahet me datën 28 tetor, duke filluar me mbledhjen komemorative të organizuar nga Kolegji AAB, në teatrin “Faruk Begolli”, me fillim në orën 10:00.
Pastaj nga ora 12-14, nën organizimin e MKRS, mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar, ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në orën 15, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.

Ditën e premte, me 29 tetor, në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, mbahet mbledhja komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Buqes tonë.

Me këtë rast falënderojmë përzemërsisht Kolegjin AAB, MKRS-në dhe gjithë shoqërinë, familjarët dhe dashamirët, që gjatë gjithë kohës ishin dhe vazhdojnë të jenë me ne duke bashkë ndarë dhembjen!

Sinqerisht,

Familja Berisha”. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka…