Tuchel: Gjyqtarin e gjeta duke qeshur me Ancelottin  

13 prill 2022 | 13:22

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel nuk ishte aspak i lumtur në fund të ndeshjes së kthimit me Realin e Madridit, në “Santiago Bernabeu”. Ai është shprehur i zhgënjyer me gjyqtarin e ndeshjes.

“I thashë se jam shumë i zhgënjyer që nuk shkoi ta shihte vetë rastin e golit të anuluar të Alonsos. Kur mbaroi ndeshja, pashë gjyqtarin duke qeshur me zë të lartë me Ancelottin dhe mu duk shumë keq. Shkova t’i shtrëngoja dorën pas një disfate të rëndë dhe e gjeta atje duke qeshur me trajnerin rival, me Ancelottin, i cili është një zotëri. Nuk mendoj se ishte momenti i duhur për ta bërë këtë”, ka thënë Ancelotti.

“Shënuar katër gola në dy ndeshje dhe kemi pasur më shumë raste, por ishim të pafat. Jemi të zhgënjyer, sepse bëmë dy gabime. Momenti më i rëndësishëm i lojës ishte gabimi ynë. Në ndeshje si kjo, duhet pak fat dhe nuk e patëm”, ka shtuar Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Mitrovicës ka kryer kontrolle…