Unifikimi diplomatik midis Kosovës e Shqipërisë, në pikëpyetje

11 shtator 2019 | 17:17

Ende pa filluar me zbatimin e marrëveshjes për unifikimin e misioneve diplomatike e konsullore midis Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë është shtuar konfuzioni nëse një marrëveshje e tillë është e nevojshme dhe e duhur.

Hezitimet për këtë marrëveshje, janë pikërisht përbrenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila edhe e kishte arritur marrëveshjen me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, tashmë në largim, Behgjet Pacolli, ka thënë se marrëveshja e arritur është ratifikuar sipas nenit 18.2 të Kushtetutës nga presidenti i Republikës së Kosovës dhe është shpallur në gazetën zyrtare.

Ai ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se në momentin e shpalljes në gazetën zyrtare, kjo marrëveshje, në bazë të nenit 19 të Kushtetutës ka marrë fuqinë e ligjit të zbatueshëm në rendin juridik të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket fillimit të zbatimit të marrëveshjes në fjalë, dy ministrat kanë filluar veprimet për zbatim para dy javësh dhe kanë autorizuar Sekretarët e Përgjithshëm, që të fillojnë konkretizimin e çështjeve, zbatimin e marrëveshjes, pasi që zbatimi i marrëveshjes kërkon nxjerrjen edhe të protokolleve shtesë. Lidhur me këtë, MPJ e Kosovës ka bërë një analizë të zbatimit të kësaj marrëveshje dhe këtë analizë do të ndajë me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë”, ka thënë Zyberaj.

Shkrimi e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/30157155.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mehmet PRISHTINA (Në vend të homazhit për viktimat e…