Vëllai i të zhdukurit që u gjet i vdekur: “Kufoma ishte pak e deformuar, pa çorape e këpucë”

02 nëntor 2021 | 20:07

Vëllai i personit që u gjet i vdekur dje në mal, deklaroi se i ndjeri kishte shkuar për të mbledhur kërpudha dhe më nuk ishte kthyer.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Feriz Islami tha se trupin e vëllait, i cili figuronte i zhdukur që nga 7 qershori në Kaçanik, e kishte gjetur një fqinj i tij që shkoi për të marrë dru në mal.

“Kufoma ka qenë pak e deformuar kur e gjetëm, se unë së bashku me policinë kam shkuar në vendin e ngjarjes”.

“Nuk ka pasur plagë. Kur kemi shkuar aty e kam parë një të vdekur të shtrirë, të zbathur, pa çorape e këpucë”.

Islami u shpreh se është i sigurt që vdekja e të vëllait ka ndodhur natyrshëm dhe se nuk ka pasur ndonjë konfrontim. Po ashtu se i ndjeri nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, përveç që kishte pasur dhimbje lukthi një javë para se të zhdukej.

Përveç të ndjerit, kjo familje e ka edhe një vajzë 34-vjeçare që është e zhdukur tash e katër vjet, për të cilën Islami tha se ishte e sëmurë dhe se shpesh dilte nga shtëpia dhe kthehej, por që para katër vjetësh doli dhe nuk u kthye më.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një aeroplan që po udhëtonte nga Stambolli në drejtim…