Vritet vëllau i lojtarit të njohur të Premier Ligës

13 korrik 2020 | 10:27

Gazeta e njohur britanike “The Sun” raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar me armë zjarri në Francë, Christopher Aurier.

Viktima vëllau i yllit të njohur të Tottenham, Sergie Aurier.

Nuk dihen shkaqe që ka çuar deri tek ngjarja, mirëpo raportohet se kryesi i veprës ka shkrepur disa plumba në trupin e Christopher në mëngjesin e sotëm në Toulouse.

Ai vdiq më pas në spital. Christopher ka qenë poashtu futbollist, ndërsa këtë edicion po luante në ligën e tretë franceze tek skuadra Rodeo.

Christopher Aurier njihej si person problematik.

I ndjeri në vitin 2017 ishte arrestuar pasi kishte grabitur një prostitutë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se…